Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 12 tetor 2021. – Të dhënat e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranje tregojnë se në 24 orët e fundit në Bujanoc, 10 persona të tjerë janë prekur me Covid – 19.
Tani për dy ditë me radhë numri i rasteve pozitive është dyshifror – të martën ka pasur 13 raste pozitive, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i tetorit është 133.
Në Qarkun e Pçinjës u testuan 496 persona, nga të cilët 156 ishin pozitivë në Covid – 19.
Nga ky numër, 88 janë nga Vranja, 28 nga Surdulica, 13 nga Vladiçin Hani, 9 nga Tërgovishta, 5 nga Bosilegradi dhe 3 nga Presheva.
Në spitalet Kovid të QSH Vranjë janë të shtruar për trajtim 120 pacientë, të gjithë pozitivë në Covid – 19 dhe me pneumoni.
Janë 69 pacientë me oksigjenoterapi.
Së fundmi për trajtim spitalor janë pranuar 11 pacientë, ndërsa 3 u liruan, njëri prej të cilëve u transportua në Krushevc.