ASFALTIMI I RRUGICAVE TE PARKU DERI NË FUND TË JAVËS

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 8. Nëntor 2021. – Pas dy muajve të plotë, nga fillimi i punimeve për rindërtimin e rrugëve rreth parkut dhe entit parashkollor, tani qytetarët e Bujanocit që jetojnë në rrugicat Vëllezërit Stoshiq dhe Vuk Karaxhiq mund të presin asfaltimin e tyre deri në fund të javës, premtojnë autoritetet lokale.

Ata janë iu janë ankuar Bujanovaçkes se pas vendosjes së skajoreve, ndërkohë që rrugët ishin të paasfalura, po kanë problem të madh, sepse është bërë e pamundur qasja në oborre me vetura.

– Pres që këtë javë të nisë asfaltimi. Nivelimi i pusetave do të përfundojë së shpejti, e më pas do të bëhen edhe punët përgatitore përfundimtare, ndërsa pas kësaj më nuk ka arsye që të mos fillohet me asfaltimin – tha për portalin tonë Fazila Azemoviq, kryeshefja e Departamentit komunal për investime dhe zhvillim.

Azemoviq theksoi se në kantierin e ndërtimit po koordinohen dy kompani, gjë e cila nuk është gjithmonë e mundshme, ndërsa edhe ndërmarrja komunale e ka përfunduar pjesën e saj të punës, përveç nivelimit të pusetave, punë kjo që duhet të bëhet para asfaltimit.

Ndërmarrja komunale thotë se pjesa e tyre e punës do të përfundojë më së voni deri të mërkurën, ndonëse drejtori Ruzhdi Halili më 28 shtator ka paralajmëruar se gjithçka do të përfundojë për dy ose tre ditë.

– Afati për kryerjen e punëve dhe kontrata e lidhur nuk është tejkaluar – thekson Azemoviq.

Siç ka shkruar edhe më herët Bujanovaçke, punët në rrjetin e kanalizimit kanë përfunduar në fund të shtatorit dhe që nga ajo kohë nuk është bërë përparim tjetër përveç shtruarjes së zhavorit dhe vendosjes së skajoreve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *