FËMIJËT E BUJANOCIT: TË NA DONI DHE KUPTONI (FOTO

Bujanoc, 04. Tetor 2021. – Fillimi i Javës së Fëmijëve është shënuar të hënën në të gjitha çerdhet e Bujanocit me përmbajtje dhe aktivitete edukative.

 

Në oborrin e çerdhes “Gëzimi ynë”, përmes punimit të posterëve, vizatimeve dhe mesazheve të bukura hapën programin e sivjetmë të Javës së Fëmijëve, e cila tradicionalisht shënohet në fillim të tetorit.

 

Më të vegjlit së bashku me edukatoret përmes vizatimit dhe në mënyrë argëtuese morën pjesë në punimin e vizatimin e transparentit me moton “Fëmija është fëmijë për të dashur dhe kuptuar”.

 

Parashkollorët e kopshtit të shkollës fillore “Branko Radiçeviq” mësuan për të drejtat e fëmijëve në mënyrë kreative dhe me aftësitë e tyre përmes krijimit të posterave dërguan një mesazh të fortë – se çdo fëmijë ka të drejtën për jetë, lumturi, miq, liri, dashuri, lojë. ”

 

Java e fëmijëve është shënuar si java më e lumtur për fëmijët nga të gjitha institucionet arsimore në vend.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *