MARIJA ËSHTË KRENARIA E LEVOSOVËS, NJË E DIPLOMUAR ME DHJETËSHE QË PRETË TË PUNËSOHET NË BUJANOC

Shkruan: M. Veliçkoviq

Bujanoc, 31. Tetor 2021. – Marija Trajkoviq nga Levosoja e dinte qysh herët se do të ushtronte mjekësinë dhe nga ajo dashuri lindi një dëshirë dhe vullnet i madh për sukses.

Pasmbarimit ë shkollimit të mesëm në shkollën “Shën Sava” në Bujanoc, ajo me notën 10 përfundoi Shkollën e lartë të mjekësisë në Qupri ndërsa tani është në vitin e fundit të studimeve master për titullin master infermiere profesioniste.

 

Maria është 23 vjeç dhe jeton për ditën kur do të jetë në shërbim të bashkëqytetarëve të saj për të ndarë me ta të mirën dhe hallet. Në zemrën e kësaj vajze të re dhe ambicioze, nuk ka barriera që do t’i ndante njerëzit sipas kombit apo fesë.

 

“Çdo njeri, pavarësisht nga feja apo kombi i tij, meriton respekt. Përkushtimi dhe angazhimi maksimal rezulton nga ai respekt”, na tregon me buzëqeshje Marija.

 

Shkollimi i saj ishte një përpjekje e sakrificë shumë e madhe, mirëpo Marija ishte e gatshme të bënte çdo sakrificë për të shfrytëzuar rastin për t’iu ndihmuar njerëzit.

 

Ajo ka një profesion që i mundëson të punojë në arsim si mësuese dhe t’ua përcjellë njohuritë e saj brezave të rinj.

Marija nuk i shtyn dëshirat e saj nën qilim, por me kënaqësi flet për to për lexuesit e Bujanovaçkes.

 

“Pasi të mbaroj shkollën dëshiroj të gjej një punë kryesisht në profesionin tim. Jam e vetëdijshme për përgjegjësinë dhe seriozitetin e punës sime në të ardhmen, por të jam e dobishëm për njerëzit është nder dhe privilegj për mua”, tregon Marija.

 

Ajo shton se ai që beson në vetvete, nuk e humb kurrë shpresën.

 

“Ka shpresë në shpirtin tim, besoj se në fund do të shpërblehen të gjitha përpjekjet e mia dhe se do të kem mundësi që njohuritë e mia t’i zbatoj në praktikë, të punësohem në Bujanoc”, nuk e fsheh Marija.

 

Nëse nuk gjen punë në Bujanoc, planifikon ta kërkojë lumturinë në një qytet apo shtet tjetër.

“Do të largohem nga vendlindja dhe do të provoj veten në një nga qytetet më të mëdha të vendit tonë. Ose jashtë vendit”.

 

Prandaj Marija e kalon kohën e lirë, në pritje të punës, me miqtë e saj, por edhe nën shoqërinë e një libri të mirë.

Maria ka një të ardhme të ndritur përpara saj. Dhe e jona me të.

Jemi në duar të mira.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *