DYFISHOHET NUMRI I TË PREKURVE ME COVID – 19 NË BUJANOC

Bujanoc, 12. Nëntor 2021. – Infeksioni me virusin Covid – 19 është konfirmuar edhe te 12 banorë të komunës së Bujanocit, thuhet në raportin e fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Numri i qytetarëve të Bujanocit është dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme ndërsa për herë të parë që nga fillimi i javës numri i të prekurve është mbi 10-të.

Në katër ditë janë infektuar 30 persona ndërsa nga fillimi i muajit nëntor 94.

Nga territori i Qarkut të Pçinjës në Covid – 19 janë testuar 337 persona, ku nga analizat ka rezultuar se 66 persona janë të prekur me këtë virus, përkatësisht 19.5 për qind.

Numri më i madh i të sëmurëve është nga Vranja – 39, Vlladiçin Hani – 6 të infektuar, Surdulica 5, nga Trgovishta 3 dhe një nga Bosilegradi.

Në Spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar 107 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 62 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 8 pacientë, 6 janë liruar, ndërsa një është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *