Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. Nëntor 2021. – Komuna e Bujanocit po realizon projekte infrastrukturore pothuajse në të gjitha vendet e banuara, pa dallim në baza etnike, thanë autoritetet komunale, duke paralajmëruar përfundimin e asfaltimit të shtatë rrugicave në fshatrat Lluçan dhe Dobrosin, të banuara vetëm me shqiptar.
Vërejtja se po punohet dhe ndërtohet në të gjitha pjesët e komunës, pa dallim etnik, u pasua pas komenteve të shumta negative në lajmin e publikuar nga Bujanovaçke më 9 nëntor, për asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e urave në fshatrat malore të Muhovcit, Rama Buçës, Breznicës dhe Pribocit, të banuara gjithashtu me shqiptarë.
“Gjithçka është e bukur, por sin qëndron puna me ujësjellësin në fshatin Bërnjarë. Në muajt e verës, njerëzit vdesin atje pa ujë të pijshëm. Tubat janë bosh prej 10 vitesh”, ka komentuar në Facebook një lexues i portalit tonë.
Të tjerë pyetën autoritetet se kur do të vie radha asfaltimit të rrugicës Banjska në Bujanoc, rrugës Boroc- Novo Sellë, rrugicat në Banjë të Buajnocit.
“Në qytetin e Bujanocit keni përfunduar çdo gjë, kështu që keni shkuar në fshatrat ku janë gjithsej 10 banorë për të ndërtuar rrugë. Cirku i Kolorados funksionon sipas nevojës”, thuhet në një nga komentet.
Përndryshe, Komuna njoftoi të premten se punimet në asfaltimin e rrugëve në Lluçan dhe Dobrosin do të kushtojnë 7 milionë dinarë.
Kontraktor është kompania “Saba Belca”.
Siç thonë nga vetëqeverisja lokale, punimet në infrastrukturën lokale kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe kanë mbetur vetëm disa rrugica të planifikuara për buxhetin e këtij viti.