COVID – 19: MË PAK TË PREKUR NË GJITHË QARKUN

Bujanoc, 15 nëntor 2021 – Në 24 orët e fundit në territorin e Qarkut të Pçinjës për COVID 19 janë testuar 198 persona, prej të cilëve 54 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa një rast i infektimit është regjistruar në Bujanoc.

Një ditë më parë janë raportuar 6 persona të infektuar rishtazi, ndërsa nga fillimi i muajit Bujanoci ka 110 persona të prekur me Covid – 19.

Ambulanca Kovid në Bujanoc nuk bën analiza të dielave, përveç rasteve emergjente, sipas vlerësimit të mjekut.

Në të gjitha komunat në nivel qarku vihet re një rënie e numrit të të infektuarve me virusin Covid – 19.

Shumica e të infektuarve gjatë ditës së djeshme janë regjistruar në Vranjë – 26, pastaj në Surdulicë 11, në Bosilegrad 8 dhe nga 4 në Vlladiçin Han dhe Tërgovishte.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë duke u trajtuar 89 pacientë.

Të gjithë janë pozitivë në virusin korona dhe janë me pneumoni, ndërsa janë 57 pacientë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët er fundit për trajtim spitalor janë pranuar 3 pacientë ndërsa 5 kanë dalë nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *