KOMUNA: NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË APLIKOJNË PËR SHPENZIMET E UDHËTIMIT

 

Buajnoc, 15 nëntor 2021 – Nxënësit e shkollave të mesme, me vendbanim në Komunën e Bujanocit dhe që vijojnë mësimet në shkollat në Bujanoc apo Preshevë, nga sot mund të aplikojnë për ndihmë të njëhershme për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit.
Mbulimi i një pjese të shpenzimeve të transportit për nxënësit e shkollave të mesme i referohet muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti dhe rimbursohet deri në 45 për qind të vlerës së biletës mujore të arkëtuar nga transportuesi i autorizuar, thuhet në njoftimin e Komunës së Bujanocit.
Krahas kërkesës, nëxnësit e shkollave të mesme janë të obliguar ta paraqesin edhe leximin elektronik të letërnjoftimit ose vërtetimin mbi vendbanimin, një vërtetim nga shkolla e mesme dhe një llogari bankare (nxënës ose prind)
Konkursi është i hapur nga data 15 deri më 24 nëntor, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet drejtpërdrejt në godinën e Komunës, Drejtorati për shërbime publike, zyra 301, në periudhën nga ora 10 deri në orën 14.
Kushtet e detajuara të konkursit mund t’i shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *