BUJANOCI PA ASNJË TË PREKUR ME COVID – 19

 

Bujanoc, 30 Nëntor 2021. – Sipas të dhënave zyrtare të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në 24 orët e fundit komuna e Bujanocit nuk ka shënuar asnjë rast të infektimit me Covid – 19.
Në muajin nëntor, Covid – 19 është konfirmuar në gjithsej 160 qytetarë të komunës së Bujanocit.
Siç ka shkruar edhe më herët Bujanovaçke, për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike në komunë, ambulanca Kovid ka shkurtuar orarin e punës, nga deri në ora 22:00 në ora 20:00.
Në territorin e qarkut të Pçinjës të hënën janë testuar 365 persona, ndërsa analizat kanë treguar se 54 persona janë të infektuar me virus.
Më së shumti raste pozitive janë në Vranjë – 41, në Bosilegrad 5, Surdulicë 4, Tërgovishte 3 dhe një në Vlladiçin Han.
Në spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar 63 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni, ndërsa 48 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 4 pacientë, ndërsa 11 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *