Bujanoc, 1 dhjetor 2021 – Pas testimit të së martës në Bujanoc janë konfirmuar 3 raste të infektimit me Covid – 19, ndërsa në Komunën e Buajnocit gjatë nëntorit u regjistruan gjithësejtë 163 raste pozitive.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 327 persona.
Rezultatet treguan se 43 persona janë infektuar me virusin korona.
Më shumë raste pozitive u regjistruan në Vranjë -35, pasuar nga Bosilegradi me 3 dhe Vlladiçin Hani me dy të infektuar.
Në komunat e tjera të Qarkut të Pçinjës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast me Covid – 19.
Në spitalet e Vranjës janëduke u trajtuar 66 pacientë, të gjithë pozitivë me Covid – 19 dhe me pneumoni.
49 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor u shtruan nëntë pacientë ndërsa katër u liruan.