Bujanoc, 14 dhjetor 2021 – Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë, në 24 orët e fundit në Bujanoc nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me Covid-19.
Në muajin dhjetor, koronavirusi është konfirmuar në gjithsej 38 qytetarë të komunës së Bujanocit.
Në territorin e Rrethit të Pçinjës të hënën janë testuar 298 persona, ndërsa analizat kanë treguar se 16 prej tyre janë të infektuar me virus.
Më shumë raste pozitive u regjistruan në Vlladiçin Han – 4, nga 3 në Vranjë, Surdulicë dhe Bosilegrad.
Dy pacientë të rinj janë regjistruar në Preshevë, ndërsa Tërgovishta është komunë me një të infektuar.
Në krahasim me ditën e djeshme i pandryshuar është edhe numri i të sëmurëve në spitalet Kovid të QSH Vranjë.
Në spitale janë shtruar 48 pacientë, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 35 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 4 pacientë dhe tre janë lëshuar nga spitali.