BUJANOCI SËRISH ME ZERO RASTE

Bujanoc 17 dhjetor 2021. – Në komunën e Bujanocit dje nuk ka pasur teste pozitive për COVID 19, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë.

Vetëm një rast i infektimit me koronavirus është regjistruar që nga fillimi i javës.

Në muajin dhjetor në Bujanoc janë shënuar gjithsej 39 persona me Covid – 19.

Në territorin e qarkut të Pçinjës për COVID 19 janë testuar 259 persona, ndërsa nga analizat rezulton se 18 persona janë infektuar me koronavirus.

Nga ky numër, 10 pacientë të rinj janë nga Vranja, me nga 3 Surdulica dhe Bosilegradi dhe 2 nga Tërgovishta.

Sipas prerjes së fundit në Spitalet Covid të QSH Vranjës janë shtruar 45 pacientë.

Të gjithë pacientët janë pozitiv me koronavirus dhe kanë pneumoni, ndërsa janë 32 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë janë shtruar për trajtim spitalor dhe një është lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *