MOSNJOHJA E NDËRSJELLTË E GJUHËVE DHE MIGRIMET JANË PROBLEMI MË I MADHË I BUJANOCAS

Shkruan: M. Janjiq

Bujanoc, 24 dhjetor 2021. – Mosnjohja e ndërsjellë e gjuhëve është pengesa më e madhe për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet komunitetit serb dhe shqiptar në Bujanoc, është konstatuar në debatin publik të Këshillit Komunal për Marrëdhënie Ndëretnike.
Probleme tjera u tha se janë ekonomia dhe largimi i të rinjve ndërsa mendimi i anëtarëve të Këshillit është se për komunikim më të mirë do të duhej që të gjithë të dinë edhe shqip edhe serbisht.
Një nga propozimet për zgjidhjen e këtij problemi ishte futja e gjuhës shqipe si lëndë e detyrueshme në shkollat serbe, duke pasur parasysh se në shkollat shqipe fëmijët e mësojnë serbishten që në klasën e parë.
Po ashtu, u veçua moszhvillimi ekonomik i qytetit të Bujanocit, si arsyeja kryesore e ikjes së të rinjëve në qytete më të mëdha apo edhe jashtë vendit.
-Marrëdhëniet aktuale në Bujanoc janë për t’u vlerësuar, por qyteti nuk ka perspektivë dhe një e ardhme e keqe është në horizont. Të rinjtë po shkojnë jashtë vendit dhe kjo është shumë keq për këtë qytet – tha Amet Arifi, punonjës social.
Kryetari i Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike, Gafur Bici, theksoi se tubime të tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunitetin tonë dhe se do të mundohet që ato të organizohen sa më shpesh.
– U përpoqa të merrja pjesë në takimin e sotëm sa më shumë njerëz të kombësive dhe moshave të ndryshme, në mënyrë që të dëgjonim sa më shumë mendime dhe të arrinim në thelbin e problemit – tha ai.
Përveç anëtarëve të Këshillit, në mbledhjen e djeshme kanë marrë pjesë pedagogë dhe nxënës të shkollave të mesme “Shën Sava” dhe “Sezai Suroi”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *