Bujanoc, 24 dhjetor 2021. – Gjatë ditës së djeshme një banor i komunës së Bujanocit është infektuar me koronavirus.
Ndryshe nga java e kaluar, kur u regjistrua vetëm një pacient i ri, këtë javë janë konfirmuar 4 raste të reja.
Gjatë këtij muaji nga virusi Covid – 19 janë prekur 43 banorë të Komunës së Bujanocit.
Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në nivel të Qarkut të Pçinjës, për Covid – 19 janë testuar 305 persona.
Testet treguan se 21 persona ishin të infektuar me koronavirus.
Nga ky numër, 17 janë nga Vranja, 2 nga Surdulica dhe nga një rastnë ishte në Preshevë dhe Bujanoc.
Në spitalet Covid të QSH në Vranjë për trajtim spitalor janë shtruar 29 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit dy pacientë janë shtruar për trajtim spitalor dhe një është lëshuar nga spitali.