VETËM VRANJA ME TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc 30 dhjetor 2021. – Nga testimi i 440 personave në nivel të Qarkut të Pçinjës, në ditën e djeshme prania e virusit Covid – 19 u konfirmuan në 22 prej tyre.Të gjithë pacientët e rinj janë nga Vranja.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë, në komunat e tjera në nivel Qarku nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me virusin Covid – 19.

Në Bujanoc tash e një javë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid – 19.

Gjatë dhjetorit në Komunën e Bujanocit u regjistruan 41 raste, ndërsa në Ambulancën Kovid të Shtëpisë së shëndetit në Bujanocit janë bërë 1989 ekzaminime.

Në spitalet Kovid të QSH Vranjë janë shtruar ppër trajtim spitalor 19 pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *