Bujanoc, 3. Janar 2022. – Kosova dhe Shqipëria nuk kanë plan veprimi, strategji apo institucion që merret me zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve.
“Për dallim nga Qeveria e Serbisë, e cila ka një plan dhe institucion specifik që merret me Kosovën non-stop, e ai është Zyra për Kosovën në të cilën janë të punësuar 96 persona”, ka theksuar Mustafa në një intervistë për KosovaPress.
Megjithatë, siç shtoi ai, një hap i madh është që buxheti i Kosovës për këtë vit parashikon mjete për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, por kjo nuk mjafton përderisa nuk ka mjete të tilla nga Shqipëria.
Mustafa tha se në komunikim me Qeverinë e Kosovës është konstatuar se ka nevojë për investime ekonomike në Medvegjë, investime në arsim në Bujanoc dhe qasje në media në Preshevë.
Ai ka theksuar se “Lugina e Preshevës” duhet të jetë temë në tryezën e Brukselit dhe pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, pasivizimi i adresave të vendbanimit për shqiptarët në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës paraqet veprime diskriminuese dhe antikushtetuese të Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë.
-Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare dhe disa intelektualëve, përgjatë gjithë këtyre viteve janë pasivizuar adresat e rreth 6000 shqiptarëve. Kjo u reflektua veçanërisht në Medvegjë, ku popullsia shqiptare është në rënie. Prandaj, duhet ta zgjidhim çështjen e Luginës së Preshevës dhe të përpiqemi të krijojmë një lloj simetrie me serbët në Kosovë – tha Mustafa.
Sa i përket mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi, përkundër marrëveshjes, Mustafa thotë se kjo e vështirëson shumë jetën e shqiptarëve të tri komunave që vazhdojnë shkollimin në Prishtinë ndërsa thekson se është një “shkelje flagrante e të drejtave elementare të njeriut”.
Početna FILLIMI MUSTAFA: KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË STRATEGJI PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC DHE PRESHEVË
MUSTAFA: KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË STRATEGJI PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC DHE PRESHEVË
Bujanovačke4. Jan 2022.FILLIMI, KOSOVË, POLITIKË0
Previous PostNË NIVEL QARKU 56 RASTE, VETËM BUJANOCI PA ASNJË RAST
Next Post“BALLKANI I HAPUR”: NGA SOT QARKULLIMI MË I LEHTË E MË I SHPEJTË I MAUNEVE PËR MAQEDNI TË VERIUT DHE SHQIPËRI