COVID – 19 NUK KA TË NDALUR, 14 RASTE POZITIVE BRENDA NJË DITË NË BUJANOC

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc 11 janar 2022. Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 14 raste të infektimit me Covid – 19, ndërsa në mesin e të sapoinfektuarve janë edhe dy punëtorë shëndetësorë, thanë për Bujanovaçke nga Shtëpia e shëndetit.

Për shkak të rritjes së menjëhershme të numrit të pacientëve dhe përkeqësimit të situatës epidemiologjike, deri në fund të kësaj jave orari i punës së ambulancës së Kovid-it në Bujanoc do të zgjatet deri në orën 21.00.

Testimi i antigjenit, diagnostikimi laboratorik dhe rëntgeni kryhen ende në turnin e paraditës.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit në Vranjë, nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar 705 persona për Covid 19.

Rezultatet tregojnë se 187 prej tyre janë infektuar me koronavirus.

Numri më i madh i të prekurve është në Vranjë – 122, pasuar nga Surdulica me 28, Vlladiçin Hani me 13, Bosilegrad me 8, Presheva me 5 dhe një nga Tërgovishta.

Kujtojmë se në javën e fundit të dhjetorit Bujanoci ishte pa pa raste pozitive, ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të rinj ishte 41.

Nga fillimi i vitit numri i të sëmurëve në komunën e Bujanocit është 22.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *