COVID – 19: PËR NJË DITË 15 RASTE POZITIVE NË BUJANOC, NGA FILLIMI I MUAJIT 52

 

Bujanoc 13 janar 2022. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 15 raste të reja me Covid – 19, i thanë Bujanoçkes në Shtëpinë e Shëndetit.

Për dy javët e janarit në Komunën e Bujanocit janë prekur 52 banorë, që është 11 raste më shumë se sa gjatë tërë muajit dhjetor.

Gjatë tri ditëve të fundit është rritur numri i ekzaminimeve në Ambulancën Kovid dhe sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit, Dr. Daliborka Pavlloviq, është në rritje numri i të prekurve te të rriturit.

Të mërkurën janë kryer 124 ekzaminime në ambulancën Kovid, prej tyre 10 fëmijë dhe 114 të rritur.

Në territorin e rrethit të Pçinjës për Covid-19 janë testuar për 723 persona, me ç’rast u konfirmuan 224 raste, thuhet në raportin e fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Në Vranjë janë regjistruar 151 raste të infektimit, pasuar nga Surdulica me 25, Vlladiçin Hani me 15, Presheva me 10, Tërgovishta me 4 dhe dy të infektuar nga Bosilegradi.

Në Spitalet Kovid të QSH në Vranjë janë duke u trajtuar 12 pacientë, të gjithë pozitivë me Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa 5 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit dy pacientë janë pranuar për trajtim spitalor dhe po aq janë liruar për trajtim në shtëpi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *