NË BUJANOC 3 TË PREKUR NGA COVID -19, NË NIVEL QARKU 194

Bujanoc 17 janar 2022. – Infeksion me virusin Covid – 19 është konfirmuar edhe te tre banorë të tjerë të komunës së Bujanocit, të cilët janë testuar të dielën, kur analizat në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc bëhen vetëm në raste urgjente.

Tre raste të reja me Covid – 19 në Bujanoc janë konfirmuar në raportin e fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Që nga e premtja (14 janar) janë regjistruar 44 raste të reja të infeksionit, ndërsa që nga fillimi i muajit janë 96 persona që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, në Qarkun e Pçinjës për virusin Covid – 19 janë testuar 452 banorë të rrethit, ndërsa prania e virusit u konfirmua te 194 prej tyre.

Nga ky numër, 141 janë nga Vranja, 21 nga Vlladiçin Hani, 17 nga Surdulica, 6 nga Bosilegradi ndërsa nga 3 raste u regjistruan në Tërgovishtë dhe Preshevë.

Në spitalet e Kovid-it në Vranjë janë shtruar 17 pacientë, dy më shumë se dje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *