Bujanoc 26. janar 2022. – Nga raportimet më të reja nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoci thuhet se në Bujanoc gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste me Covid – 19.
Në dy ditë, infektimi me Covid – 19 është konfirmuar në 97 persona, ndërsa në muajin janar është shënuar rekord prej 419 qytetarë të prekur.
Gjatë ditës së djeshme në Ambulancën Kovid në Bujanoc janë kryer 283 ekzaminime – 251 të rritur dhe 32 fëmijë.
Që nga fillimi i muajit janë kryer 3149 ekzaminime.
Në rrethin e Pçinjës, për Covid – 19, janë testuar 822 persona, nga të cilët 484 kanë rezultuar pozitivë.
Vranja regjistron një numër treshifror të të infektuarve – 271, e ndjekur nga Surdulica me 61, Vlladiçin Hani me 37 dhe Tërgovishta me 32.
Në Preshevë dje janë konfirmuar 18 raste të reja, ndërsa në Bosilegrad 14.
Në spitalin Kovid të Vranjës për trajtim spitalor janë shtruar 51 pacientë.
Të gjithë janë pozitivë me virusi korona dhe me pneumoni, ndërsa 30 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit në spital janë shtruar 4 pacientë dhe po kaq janë lëshuar nga spitali.