Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc 28. janar 2022. Deri në gjashtë punëtorë të Shtëpisë së shëndetit në Bujanocit infektohen çdo ditë me llojin e ri të Covid – 19. Autoritetet nga ky ent apelojnë edhe një herë tek qytetarët që të tregojnë durim dhe të rrisin pragun e tolerancës, për shkak të presionit të madh në Ambulancën Kovid.
Për të dytën javë radhazi Ambulanca Kovid në Bujanoc ka shënuar rekorde si për numrin e ekzaminimeve (24 janar 286) ashtu edhe për numrin e rasteve pozitive (28 janar 77 pozitivë), si ndërsa çdo ditë e më shumë për po shtohen tollovitë para ordinanave dhe laboratorëve, gjë që shkaktoi pakënaqësi te disa qytetarë.
Duke folur për indinjatën e qytetarëve për shkak të pritjes në autoambulancë, dr. Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit, theksoi se më e lehtë është të drejtosh kritika, dhe më vështirë të shprehësh mirënjohje për luftën e punëtorëve shëndetësorë që vazhdimisht punojnë nën pajisje të plota mbrojtëse.
– Le të përpiqemi të jemi njerëzorë dhe të tregojmë durim dhe tolerancë ndaj një sistemi që nuk është i përsosur, por që po bën më të mirën. Kemi shumë kohë që jemi në pandemi, edhe punonjësit e shëndetësisë janë njerëz– tha drejtoresha.
Ajo shtoi se të gjithë punëtorët janë të angazhuar maksimalisht dhe punojnë me kapacitet të plotë.
– Po përballemi me një presion të tmerrshëm. Punëtorët janë nën ngarkesë dhe stres kronik ndërsa po na infektohen nga 6 punonjës në ditë. Në një situatë të tillë po mundohemi të organizojmë shërbim me numrin ekzistues të punonjësve, tha Dr. Pavlloviq.
Ajo theksoi se në qytetet e tjera, për shkak të turmave të mëdha, pacientët nuk mund të shkojnë te mjeku dhe se paraprakisht është planifikuar testimi i antigjenit.
– Fakt është se tek ne, gjatë një turni, bëhet një trajtim i plotë i pacientit. Pas vizitës te mjeku, pacienti merr udhëzime për laborator, rëntgen, analizë të antigjenit dhe të trija rezultatet janë gati deri në orën 13 ose 14, pas së cilës ai vizitohet nga mjekun i turnit të dytë dhe merr terapi – shpjegon ajo.
Ajo përkujton se në dhjetor kishte 41 raste pozitive në Covid – 19 ndërkaq sot gjendja në Bujanoc është alarmante, sepse në ditë regjistrohen mbi 50 pacientë të rinj.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të pakënaqur që vërejtjet e tyre për punën e punëtorëve shëndetësorë t’i paraqesin me shkrim në menaxhmentin e institucionit, në mënyrë që pas deklarimit të punonjësit ndaj të cilit është drejtuar ankesa, të përcaktohet përgjegjësia e mundshme.
– Vetëm kështu do të kuptojmë nëse përgjegjësia e dikujt ekziston vërtet apo thjesht ka respektuar urdhrin dhe nuk ka dashur të fusë dikë “përmes lidhjeve”. Jetojmë në një komunitet të vogël dhe të gjithë janë mësuar që dikush të përfundojë diçka jashtë linjës dhe në fund, punonjësit e shëndetësisë shënohen si “fajtorët” kryesorë. Ne nuk i meritojmë këto sulme dhe nuk është e drejtë të themi të pavërteta për punëtorët – përfundon drejtoresha Pavlloviq.
Në Ambulancën Kovid në Bujanoc, siç thotë ajo, këtë fundjavë do të punojnë dy mjekë në dy turne, do të bëhet testimi i antigjenit, ndërsa qysh të hënën do të kthehen në punë mjekët dhe infermierët që ndërkohë janë shëruar nga infeksioni me Covid – 19.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 77 raste pozitive, që është numri më i madh i të sëmurëve që nga fillimi i epidemisë.