NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NGA BUJANOCI VIZITË MIGRANTËVE NË PRESHEVË

Bujanovaçke 21 prill 2022.

Bujanoc, 21 prill 2022. Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Suroi” nga Bujanoci, me iniciativën e tyre kanë vizituar bashkëmoshatarët e tyre në Qendrën e pritjes së migrantëve “Dragan Stanisavleviq Gaga” në Preshevë dhe, siç thonë ata, kanë kaluar një mbrëmje të paharrueshme me ta.

Ideja për këtë aksion lindi, siç thonë ata, përmes një programi shkollor në kuadër të të cilit përmes filmave dokumentarë janë njoftuar edhe me këtë temë dhe kur e kuptuan se në fqinjësi kanë një Qendër pritjeje, shprehën dëshirën që të rinjëve që janë larg shtëpive të tyre t’iu kushtojnë pak vëmendje dhe një paketë të madhe ëmbëlsirash që i përgatitën me kujdes prej ditësh.

– Ne jemi të gjithë qenie njerëzore dhe meritojmë të njëjtën jetë, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, kombi ose ajo çfarë po ndodh me ne aktualisht, pa fajin tonë. Duke qenë se secili prej nesh mund të jetë në pozitën e tyre në të ardhmen, donim që për një moment të ndiheshin si në shtëpinë e tyre, edhe pse janë larg tyre. Sigurisht që është e vështirë për ta, sepse çdo njeri e ka të vështirë të përshtatet me një mjedis ku nuk njeh as njerëzit e as gjuhën. Në këtë mënyrë duam t’u themi se janë të mirëseardhur dhe se edhe ata, sikur edhe ne kanë, një të ardhme të ndritur përpara – thotë nxënësi Erlin Asani.

Ai shton se kjo nuk është e vetmja iniciativë që ka me shokët e shkollës, por se ata kanë dashur të tregojnë problemet që po kalojnë bashkëmoshatarët e tyre në qendrën e pritjes.

Një bashkëmoshatar i tij nga Pakistani thotë se ndihet shumë mirë në Serbi.

– Më mungon vendi im, vendlindja ime, më mungon mami dhe babi, por për fat të keq, për momentin është ky është fati ynë që nuk mund ta ndryshojmë – thotë Hasir Khan nga Pakistani.

Sipas Bukurije Boriqit, profesoreshë e psikologjisë në shkollën “Sezaj Suroi”, të kuptuarit e bashkëmoshatarëve që vijnë nga larg dhe që nuk janë këtu me dëshirën e tyre është një nga detyrat e shkollave në vendet përreth.

– Në kuadër të aktiviteteve jashtëshkollore kemi shumë mundësi për të diskutuar mënyrat e sjelljes në situata dhe tema të ndryshme, të imponuara nga shoqëria dhe situata, duke përfshirë edhe migrantët – beson Boriçi dhe shton se përpiqet të rrënjosë ndjeshmërinë tek nxënësit e saj ndaj migrantëve të strehuar aër qytetit të tyre.

Vështirësitë më të zakonshme me të cilat përballen migrantët nisin fillimisht nga vendi i origjinës dhe shpeshherë ato janë dhuna, persekutimi nga ai vend, më pas një udhëtim i gjatë në destinacionin e dëshiruar, sqaron organizata “Indigo”.

– Për shembull, është një familje nga Afganistani në Serbi, e cila ka shtatë vjet që është në rrugë dhe aktualisht janë në qendrën e pritjes në Shid. Një udhëtim i gjatë shpesh nënkupton pjesëmarrje edhe në trafikim. Shpesh na thonë se vuajnë edhe nga dhuna që u shkaktojnë trafikantët apo persona të tjerë që i ndalojnë dhe i dhunojnë fizikisht. Gjithashtu, mungesa e burimeve materiale është diçka që i shqetëson shumicën: mungesa e parave, e veshjeve, e këpucëve dhe nuk duhet harruar mungesën e vazhdueshme të privatësisë, sepse ata janë të vendosur në dhoma me 30 deri në 50 persona të tjerë. Liria e lëvizjes së tyre është e kufizuar, kanë nevojë për leje edhe për të dalë në qytet, dhe sigurisht që ka pengesa gjuhësore dhe kulturore – thotë Salije Veliu nga organizata Indigo, e cila organizoi këtë vizitë të të rinjve në Qendrën e pritjes.

Sipas saj, qëndrimi i popullatës vendase ndaj migrantëve ka ndryshuar shumë në krahasim me fillimet e kësaj krize.

-Në fillim, shumë njerëz nga komuniteti lokal kishin paragjykime, por ne punuam për përfshirjen, kemi organizuar shumë aktivitete, në të cilat njerëzit kishin mundësi të shkëmbenin përvoja me vendasit, kështu që me kalimin e kohës ata kuptuan se në fakt të gjithë jemi vetëm njerëz, ngado që vijmë, dhe tani situata në lokal është shumë më e mirë – thotë ajo.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development (ALVED) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatuar nga Peaceful Change initiative dhe People in Need në partneritet me Nismat qytetare, PEN – Peer Educators Network dhe OJQ Aktiv.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *