DHJETË NXËNËS TË SHKOLLAVE TË MESME NË GARË PËR 4 BURSA, ME NGA 30.000 DINARË NË MUAJ

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22. prill 2022. Në rrethine ngushtë për bursa studentore nga Trupi Koordinues janë përzgjedhur dhjetë nxënës të shkollave të mesme nga Bujanoci.

Komisioni komunal ka publikuar të enjten listën për përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit të shpallur në fillim të muajit prill.

Siç ka raportuar më parë nga Bujanovaçke, Trupi Koordinues ka siguruar mjete financiare për bursa për katër studentë të ardhshëm me 30.000 dinarë në muaj (9 muaj).

Në listë janë gjashtë kandidatë nga shkolla e mesme “Shën Sava”, dy nxënës nga shkolla “Sezai Suroi”, shkolla të mesme këto në Bujanoc, dhe dy bujanocas të tjerë që vijojnë shkollën e mesme “Bora Stankoviq” në Vranjë.

Kandidatët do të ftohen për intervistë nga data 9 deri më 13 maj.

Nëse nxënësit nuk i përgjigjen njërës nga fazat procedurës zgjedhore, sipas komisionit, ata më nuk do të ftohen.

Kandidatët që nuk e kaluan përzgjedhjen e parë kanë të drejtën e kundërshtimit brenda tetë ditëve duke filluar nga data 21 prill.

Listën e plotë mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *