BEHLULI: HUMBËSI I VËRTETË I ZGJEDHJEVE ËSHTË SHTETI, E JO KOALICIONI I SHQIPTARËVE

Shkruan: N. Behluli

Bujanoc, 30. maj 2022. – Që në fillim dhet theksuar dy gjëra, për të shmangur keqkuptimet eventuale.

E para: ligji duhet respektuar dhe nuk duhet të ketë përjashtim as për serbët e as për shqiptarët. Kjo vlenë për çdo ligj, duke përfshirë edhe ligjin që rregullon procesin zgjedhor. Kjo do të thotë se nëse zgjedhjet në Tërnoc do të ishin sipas ligjit, atëherë mund të na vjen keq që Lugina e Preshevës nuk do të ketë deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë, por nuk kemi të drejtë të zemërohemi.

Së dyti: nëse zgjedhjet janë kudo në Serbi menjëherë ose sipas ligjit, ndërsa vetëm në Tërnoc duhet të votohet për herë të tretë, atëherë jemi në rregull. Sidoqoftë, ne e pranojmë një rezultat të tillë zgjedhor, që i lë shqiptarët pa përfaqësues në Kuvendin serb.

Kështu është në teori, por jo në praktikë!

Ne të gjithë e dimë se qeveria mund të ndikojë në procesin zgjedhor në mënyra të ndryshme, ashtu që e tëra të duket se është duke u bërë në suaza ligjore, dhe e dimë se kështu ka vepruar çdo qeveri, edhe në zonat ku jetojnë vetëm serbët, edhe ku jetojnë pakicat, edhe hungareze , rumune, sllovake… dhe shqiptare.

Prandaj, rezultati i zgjedhjeve të përsëritura tri herë në Tërnoc është rezultat i vendimit politik i qeverisë në Beograd dhe jo shprehje e vullnetit të popullit.

Dhe këtu vijmë te thelbi: marrëdhëniet e shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe shtetit të Serbisë në dekadat e kaluara ishin mjaft të acaruara, për pasojë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës disa herë i kishin bojkotuar zgjedhjet. Prandaj vendimi i tyre për të nominuar kandidatët e tyre për zgjedhjet e 3 prillit ka peshë të veçantë dhe paraqet një dorë të pajtimit për autoritetet serbe.

Dhe çfarë bëri qeveria kur vendosën që zgjedhjet në Tërnoc të përfundojnë ashtu siç përfunduan?

Ata refuzuan dorën e shtrirë!

Një deputet i PSS- së në Kuvend nuk mund të ndikojë ndjeshëm në ngjarjet politike. Por një shqiptar në Kuvendin e Serbisë ka vlerë të madhe simbolike. Do të thotë se shqiptarët janë të pranueshëm në Serbi.

Natyrisht, as ai shqiptar i vetëm në Kuvend nuk do të kishte ndikim të madh në politikë apo në pozitën e pakicës shqiptar. Kjo situatë duhet të përmirësohet me punë të gjatë dhe me shumë durim në terren.

Por, u humb rasti që këto raporte, sado pakë, të relaksoheshin.

Serbia duhet të ngritet mbi interesat e vogla politike dhe të tregojë vullnetin dhe forcën e nevojshme për të integruar minoritetin shqiptar.

Ky është një tregues i vërtetë i shkallës së zhvillimit të demokracisë, dhe mos kërkimi i qimeve në vezë, sa i përket procedurave zgjedhore në Tërnc.

Nëse i bëjmë të gjitha llogaritë, sepse në mesin e 249 serbëve të përbërjes së re të Kuvendit serb nuk do të jetë 1 shqiptar, Serbia është në humbje më të madhe se Lugina e Preshevës!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *