Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17. qershor 2022. Në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc ka 90 vende për gjeneratën e re të studentëve në vitin e parë të studimeve themelore akademike.
Ashtu si vitet e kaluara, të 90 brucoshët do të jenë të financuar nga buxheti.
Afati i parë i konkurrimit, përkatësisht aplikimi i kandidatëve për dhënien e provimit pranues në Departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, do të jetë më 22 dhe 23 qershor, nga ora 08:00 deri në ora 14.00.
Me rastin e aplikimit për provim pranues, kandidatët dorëzojnë çertifikatat e përfundimit të shkollës së mesme katërvjeçare, diplomën e provimit të maturës, letërnjoftim dhe fotokopje e tij, si dhe dëshminë e pagesës prej 7300 dinarë për shpenzimet e dhënies së provimit pranues.
Studentët e ardhshëm do të ndjekin programin e studimit Kontabilitet dhe Auditim.
Provimi pranues është caktuar për 1 korrik në orën 10:00.
Afati i dytë i konkursit do të jetë data 1 dhe 2 shtator.