KINEMAJA NË LIQENIN E BUJANOCIT, SKENË MAHNITËSE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 18. qershor 2022. (Foto Dituria) – Një numër i madh i qytetarëve erdhën në shfaqjen e filmit nën qiellin e hapur në liqenin e Bujanocit, gjë që tregon se ideja për të shfaqur filmin në këtë ambient magjepsës ishte e suksesshme, thonë organizatorët.

Bujanocasit në liqenin e Bujanocit të premten mbrëma ndoqën filmin shqiptar Open Door me regji të Florence Papas.

Kjo ishte hera e parë që një ngjarje e tillë organizohej në piknikën afër Bujanocit.

Nga Shoqata për kulturë “Dituria”, e cila është një nga organizatorët e shfaqjes, thonë se filmi është shfaqur në kuadër të projektit Edu-KINO “i cili po realizohet në Luginën e Preshevës me qëllim të promovimit të filmave artistikë në lokalitetet me trashëgimi kulturore ”.

Në organizimin e kinemasë së hapur morën pjesë Organizata turistike e Bujanocit dhe Organizata PreArt.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *