MUNDËSI PËR AKTIVIZIMIN E 41 INSTRUKTORËVE REGJISTRUES NË BUJNAOC

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, Prishtinë, 6. korrik 2022. Gjasat për t’u bërë instruktor i kanë 41 kandidatë nga 45 aplikues nga territori i Komunës së Bujanocit, të cilët iu përgjigjën Thirrjes publike përmes aplikimit.

Pas verifikimit të të dhënave, personave që aplikuan iu caktuan një sërë pikësh në përputhje me kualifikimet e tyre profesionale, statusin ligjor të punës dhe kushte të tjera nga konkursi për pozicionin e instruktorit.

Kandidatët nga territori i komunës së Bujanocit janë renditur nga 15 pikë për kandidatin me numrin më të madh të pikëve deri në 5 pikë për kandidatin me më pak pikë.

Testimi i kandidatëve për përzgjedhjen e instruktorëve kryhet në dy segmente – njohja e punës me kompjuter dhe intervista me kandidatët, e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 13 korrik, në objektin e komunës, zyra nr.223.

T’ju përkujtojmë se regjistrimi i popullsisë do të mbahet në tetor të këtij viti dhe detyrë e instruktorëve është monitorimi dhe kontrolli i regjistrimit, si dhe zgjidhja e situatave kontestuese.

Listën e renditjes së kandidatëve mund ta shikoni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *