NASALCA SHEMBULL PËR TË GJITHË NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc, Beograd, 18.  korrik 2022. – Banorët e fshatit Nesalcë të Bujanocit kanë treguar se asgjë nuk është e vështirë kur ka marrëveshje dhe harmoni. Ata gjithashtu treguan se qytetarët mund të bëjnë diçka të dobishme për komunitetin e vetë, duke mos pritur që këtë ta bëjnë autoritetet të cilat këtë veprimtari e kanë në përshkrimin e punëve që bëjnë.

Një banor lokal, i cili deshi të mbetej anonim, iu lajmërua Bujanovaçkes me fjalët se rruga Nasalcë-Lluçan ishte e rrezikshme për sigurinë për shkak të vegjetacionit bujshëm skaj rrugës.

Ka qenë arsye e mjaftueshme që banorët e Nasalcës ta organizohen të dielën, dhe me ndihmën e makinerive të pastronin barishtet përskaj rrugës.

– Aksionin e organizuam ne nga Shoqata „Nasalca“, banorët ë këtij fshati që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Arritëm ta pastrojmë zonën përskaj rrugës, e cila ishte në gjendje katastrofike, thotë për Bujanocaçke, një banor lokal i cili falënderon të gjithë ata që morën pjesë në aksion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *