LISTA PËRFUNDIMTARE E INSTRUKTORËVE PËR REGJISTRIMIN E POPULLËSISË NË BUJANOC

 

Bujanoc, 13. gusht 2022. Enti Republikan statistikor (ERS) ka publikuar listën përfundimtare të instruktorëve të përzgjedhur për të punuar në regjistrimin e popullsisë në vitin 2022.
Nga 18 kandidatët nga Bujanoci që ishin caktuar për trajnim, janë përzgjedhur 13, kurse katër do të jenë rezervë.

Më herët është publikuar ranglista e kandidatëve për regjistrues.

Nënshkrimi i kontratës me instruktorët e përzgjedhur do të bëhet në ambientet e Komisionit të Regjistrimit jo më vonë se data 23 gusht 2022, njoftoi ERS.

Të gjithë instruktorët do të njoftohen me telefon për datën e ardhjes së tyre në Komisionin e Regjistrimit për të nënshkruar kontratën dhe për të marrë pajisjet dhe materialet për punë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës, instruktorët duhet të sjellin një foto me përmasa 3.5 cm x 4.5 cm për të bërë një kartë identifikimi.

Listën përfundimtare të instruktorëve në mbarë vendin mund ta shihni KËTU.

Kjo është lista e instruktorëve nga Bujanoci.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *