PANAIRI I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NË BUJANOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23. gusht 2022. Organizata People in Need (PIN) në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Beograd dhe organizatën Nisma Qytetare organizojnë të enjten (25 gusht) në sheshin qendror në Bujanoc Panairin e Shoqërisë Civile “Zërat Lokal”.

Në panair do të marrin pjesë 20 organizata lokale të shoqërisë civile dhe grupe joformale të qytetarëve nga Bujanoci, Vranja, Lebana dhe Presheva.

Panairi zyrtarisht do të hapet me një ceremoni në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” (Sheshi Karagjiorgje Petroviq pn) në të cilën do të flasin përfaqësues të Ambasadës Britanike, kryetari i Komunës së Bujanocit, si dhe përfaqësues të organizatorit.

Pjesëmarrësit do t’i përshëndesin: Dominik Otway, Zëvendës Shef i misionit të Ambasadës Britanike në Beograd, Amandin Nikolla, Përfaqësues Rajonal për Ballkanin Perëndimor, PIN, kryetari i Komunës së Bujanocit, nga Nisma qytetare Tuba Avdiji – Koordinatore në terren, Iniciativa Qytetare, Bukurije Boriqi – Drejtoresha ekzekutive e OJQ Beyond, Bujanoc.

Stendat e organizatave vendore të shoqërisë civile dhe grupeve joformale të qytetarëve, që kishin qenë pjesë e projektit ALVED, do të ngrihen në platonë përballë Shtëpisë së Kulturës. Si përfitues të granteve të vogla, për një vit e gjysmë kishin zbatuar projekte në komunitetet e tyre për fuqizimin dhe aktivizimin e të rinjve, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale lokale, reduktimin e pabarazisë gjinore, por gjithashtu edhe ofrimin e mbështetjes për grupet vulnerabël dhe ndihmë në kushtet e pandemisë Covid-19.

Është siguruar përkthim në serbisht, shqip dhe anglisht. Deklarata për shtyp: pas programit të hapjes, ora 11:00-11:15.

Ngjarja është pjesë e projektit ALVED (Amplifying Local Voices for Equitable Development), i cili mbështetet financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti ALVED zbatohet nga Iniciativa për Ndryshim Paqësor (PCi) dhe PIN, në partneritet me Iniciativën Qytetare, Rrjetin e edukatorëve mocanik PEN dhe OJQ Aktiva.

People in Need (PIN) është një organizatë çeke jofitimprurëse, joqeveritare që ofron ndihmë humanitare dhe zhvillimore në më shumë se 30 vende anembanë botës. Në Ballkanin Perëndimor, PIN njihet për ofrimin e ndihmës urgjente për refugjatët dhe migrantët. PIN ka zyra në Sarajevë, Mostar, Beograd, Prishtinë dhe Shkup dhe mbështet projektet e qeverisjes së mirë, deinstitucionalizimit dhe përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara përmes arsimit gjithëpërfshirës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *