fbpx

MUSTAFA: KËRKOJMË TË DREJTA QË KANË SERBËT NË KOSOVË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22. gusht 2022. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa përshëndeti kërkesën e palës shqiptare në Dialogun e Brukselit që shqiptarët në Serbi të kenë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë.

“Nuk ka arsye pse shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë më pak mundësi, më pak liri, më pak të drejta se serbët në veri të Kosovës. Kjo është një mundësi historike për paqen e munguar – ka thënë Mustafa në Facebook.

Ai renditi gjashtë pikat e marrëveshjes që kryeministri i Kosovës Albin Kurti i propozoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq javën e kaluar në negociatat në Bruksel.

Një nga pikat i referohet edhe reciprocitetit në të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi.

– Një mundësi historike për të thyer ciklin e traumave dhe pasojave të trashëguara për gjeneratat e ardhshme – thotë Mustafa për propozimin.

Siç tha ai, kjo është zgjidhja për paqe të qëndrueshme.

– Atë që shqiptarët e Luginës duan për vete, nuk duan t’ua mohojnë të tjerëve, por ajo që u është dhënë të tjerëve nuk mund të na kontestohet neve – tha Mustafa.

Sipas tij, pakicat nuk duhet të jenë më burim ndarje, por ura që na lidhin në rrugën drejt së ardhmes evropiane.




Leave a Reply

Your email address will not be published.