Bujanovaçke 23. gusht 2022.
Bujanoc, 23. gusht 2022. Mësimdhënësit, anëtarë të Sindikatës së Arsimtarëve të Serbisë si sindikatë shumicë në shkollën e mesme të Bujanocit “Sveti Sava” dhe shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, vitin e ri shkollor do ta nisin me grevë, këtë e konfirmuan për për portalin, Olivera Filipoviq dhe Marija Stojanoviq – kryetaret e Unionit të sindikatave në këto shkolla.
Siç njoftojnë nga kjo sindikatë, punonjësit-anëtarë të Sindikatës do të dalin në grevë më 1 shtator, ditën e parë të vitit të ri shkollor, duke shkurtuar orët në 30 minuta.
– Mësuesit që janë anëtarë të Sindikatës dhe që ditën e parë të shkollës do të jenë në vendet e tyre të punës, do të jenë në grevë paralajmëruese. Atë ditë do të organizohet protestë para drejtorisë së shkollës në Vranjë duke filluar nga ora 12:00 – thotë Filipoviq.
Kërkesat e punonjësve arsimor, shton ajo, janë të njëjta si gjatë grevës së marsit.
– Kërkesa e parë dhe themelore është që numri i nxënësve në klasë të zvogëlohet maksimumi në 24, sepse kështu do të zgjidhej problemi i tepricave teknologjike dhe shkolla jonë preket drejtpërdrejt nga kjo për shkak të numrit më të vogël të nxënësve. Gjithashtu kërkojmë rritje të pagave, pagesën e ndihmës së njëhershme dhe ndryshim të ligjit në fushën e arsimit – shton bashkëbiseduesja jonë.
Sipas Lumnije Mustafës, kryetare e këtij sindikati në ShF “Naim Frashëri, nesër do të dihet nëse anëtarët e Sindikatës nga kjo shkollë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, do të jenë në grevë për t’iu bashkuar kolegëve të shkollave të mesme dhe fillore.