ARIFI, ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR: NDIHMA E PUSHTETIT KOMUNAL NUK DO TË MUNGOJË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 shtator 2022. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka njoftuar se nuk do të mungojë asistenca e autoriteteve komunale në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Postimi i tij në Facebook pasoi menjëherë pasi Bujanovaçke shkroi se për fëmijët nga fshati Srpska Kuqë, të cilët nuk mund të shkojnë në çerdhe, sepse Komuna e Bujanocit nuk jep pëlqim për punësimin e punëtorëve.

Mirëpo, Arifi nuk e ka përmendur çerdhen në Sërpska kuqë dhe as bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk iu përgjigjen pyetjeve të Bujanovaçkes për këtë çështje.

“Pres që trekëndëshi nxënës-mësues-prindër të funksionojë me sukses ndërkaq nuk do të mungojë ndihma e pushtetit komunal për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, tha Arifi.

Ai u ka uruar nxënësve dhe mësuesve një vit të suksesshëm shkollor, ndërsa për nxënësit e klasave të para, krahas urimit për fillimin e vitit shkollor tha se për ta sot fillon një periudhë e re jetësore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *