Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 shtator 2022. Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK) do të jetë Ragmi Mustafa.
Kryetari i partisë Shaip Kamberi ka bërë të ditur se PVD-ja do ta emërojë Mustafën edhe për një mandat në krye të NSA-së.
Mustafa është kryetar aktual i këshillit, dhe në atë pozitë është zgjedhur në vitin 2018.
Ai është përgjegjës për afirmimin e KKSH-ës në katër vitet e fundit, në radhë të parë duke ofruar tekste në gjuhën amtare për nxënësit shqiptarë dhe nisjen e dialogut të ri me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, mirëpo fillimisht kandidatura e tij nuk ishte e sigurt, sepse partia kishte edhe kandidatë të tjerë potencialë.
PVD shkon në zgjedhje në mënyrë të pavarur me një listë me numër maksimal prej 15 kandidatësh për anëtarë të Këshillit.
Më herët janë shpallur kandidaturat e Levent Qazimit nga Alternativa për Ndryshim dhe Nevzad Lutfiut nga Lëvizja për Progres Demokratik.
Ende pritet vendimi i Partisë Demokratike të Nagip Arifit, nëse do të shkojë në zgjedhjet për anëtarë të këshillit më 13 nëntor në mënyrë të pavarur apo me koalicion.