Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11 tetor 2022. (foto KRZ) – Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) shpalli listën e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) të Shqiprim Musliut për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) më 13 nëntor.
Partia e nënkryetarit të komunës së Bujanocit, Musliu, ka hyrë edhe zyrtarisht në garën zgjedhore për anëtarë të këshillit të KKSH-së.
Listës i prinë Shqiprim Musliu, ndërsa i pari në listë dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të KKSH-së është Nevzad Lutfiu, këshilltar në Kuvendin e Bujanocit.
Para LPD-së janë shpallur listat e PD-së së Nagip Arifit dhe Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit.
Dhjetë emra, nga 15 të mundshëm, aplikuan te lista e Musliut për anëtarë të KKSH.
Alternativa për Ndryshim dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pritet të dorëzojnë listat zgjedhore në ditët në vijim.