GJATË FESTËS NGA DY MJEK NË NJË TURN

Bujanoc, 9 nëntor 2022. Në festën shtetërore të 11 Nëntorit, Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, në repartin e praktikës së përgjithshme do të punojë me dy mjekë në turnin e mëngjesit dhe një në turnin e pasdites, ndërsa pacientët në repartin e pediatrisë dhe në Ambulancën Kovid do të priten me nga një mjek në të dyja turnet, iu tha portalit tonë në këtë institucion.

– Kujdesi në shtëpi do të jetë pa mjek të premten, por infermieret do të shkojnë në terren me detyrat e tyre të zakonshme – thotë drejtoresha Dr. Daliborka Pavlloviq.

Shërbimi i urgjencës do të punojë pa ndërpre 24 orë në ditë.

Orari i punës së Shtëpisë së shëndetit gjatë kohës së festës shtetërore është nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa orari i Ambulancës Kovid është deri në orën 17:00.

Dita e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore shënohet të premten, më 11 nëntor dhe do të jetë ditë jopune.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *