SHTABI: NUK KA VËRSHIME, RREZIK OSLLARA, LAGJJA E RE DHE BANJA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 nëntor 2022. (foto nga arkivi) – Sasia e madhe e shiut gjatë fundjavës nuk ka shkaktuar vërshime në territorin e komunës së Bujanocit, por Shtabi për Situata të jashtëzakonshme është në gjendje gatishmërie dhe monitoron gjendjen në terren, thonë për Bujanovaçke në Shtabin komunal.
Shefi i Shtabit Ali Asllani veçon fshatin Osllarë, Lagjja e re dhe Banjën e Bujanocit si lokacionet më të rrezikshme.
– Për momentin nuk ka arsye për alarm, ne po monitorojmë situatën. Lumi Sllatina në Oslar, si çdo vit, mund të krijojë problem, dhe pika potencialisht kritike janë, Lagjja e re dhe Banja e Bujanocit – thotë Asllani.
Bujanovaçke njoftoi të premten se banorët e Banjës po raportojnë për mosfunksionim të pompës së ujërave të zeza dhe se kërkojnë që NP “Komunalia” të reagojë për të parandaluar derdhjen e ujërave të zeza.
Asllani thotë se gjatë fundjavës në Shtabin komunal nuk është raportuar për rrëshqitje të dheut.
Për shkak të sasisë së madhe të reshjeve të ditëve të fundit, në Serbi është në fuqi alarmi i verdhë i motit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *