VUÇIQ DHE KURTI SOT NË BRUKSEL

Bujanoc, 21 nëntor 2022. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ftesë të BE-së, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin dhe tensionet në terren.

Qëllimi është të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale dhe të shmanget çdo përshkallëzim dhe tension i mëtejshëm në terren, me theks në çështjen e targave dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, njoftoi Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS), raporton N1.

Mikpritës i takimit është Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak.

Borel dhe Llajçak fillimisht do të bisedojnë veçmas me Vuçiqin dhe Kurtin, pas të cilave do të vijojë një takim i përbashkët, thuhet në komunikatën për media nga Brukseli.

Para se të nisej për bisedime, Vuçiq tha se nuk ishte optimist, se nuk mendon se mund të bëhet diçka, por se po shkon “për të mos dhënë arsye të mjaftueshme që Serbia të akuzohet se nuk dëshiron të bëjë asgjë. “.

Ai përsëriti se kushtet e Serbisë janë themelimi i Asociacionbit të Komunave Serbe (AKS) dhe shfuqizimi i vendimit për targat.

Kosova ka njoftuar se më 22 nëntor se do të fillojnë gjioba prej 150 eurosh për pronarët e automjeteve me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara në Serbi, që nuk janë zëvendësuar me targa RKS (Republika e Kosovës).

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkuan nga Prishtinës shtyrjen e zbatimit për dhjetë muaj, gjë që autoritetet e Kosovës e refuzuan.

Tensioni u rrit më tej pasi pjesëtarët e komunitetit serb në veri u larguan nga institucionet e Kosovës.

Vuçiq dhe Kurti folën për herë të fundit në kuadër të Dialogut Beograd-Prishtinë më 18 gusht, kur u pajtuan që të takohen një herë në muaj për të zgjidhur problemet aktuale dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *