PËR SHKAK TË HYRJES SË KROATËVE NË QEVERI, KAMBERI DEL NGA KLUBI I PËRBASHKËT PARLAMENTAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 nëntor 2022. Grupi parlamentar “Rajonet evropiane – Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës”, anëtar i të cilit ishte deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, nuk ekziston më. Shkak për këtë është përkrahja e listës “Së bashku për Vojvodinën” për shumicën qeverisëse në Kuvendin e Serbisë, ndërsa deputetët Kamberi dhe PAD Sanxhak insistojnë të mbeten në opozitë.
Kamberi thotë se grupi parlamentar pushoi së ekzistuari në momentin kur deputeti nga lista e Vojvodinës u zgjodh ministër në qeverinë e re të Serbisë.
Bëhet fjalë për Tomislav Zhigmanov, përfaqësues i kroatëve të Vojvodinës, i cili tani është ministër për të drejtat e njeriut, pakicave dhe dialogun social.
– Për momentin nuk kemi grup parlamentar, por veprojmë individualisht. Shpresojmë të gjejmë bashkëmendimtarë nga radhët e opozitës demokratike – tha Kamberi për Albanian Daily News.
Koalicioni i shqiptarëve të Luginës, i përfaqësuar nga Kamberi, në gusht formoi një grup parlamentar me listën “Së bashku për Vojvodinën” dhe PAD Sanxhak, pas konstituimit të Kuvendit.
Më pas Kamberi tha se grupi i ri i deputetëve është i vetmi në këtë mbledhje të parlamentit ku ka vetëm deputetë nga lista e minoriteteve.
Shpërbrëja e grupit parlamentar do të thotë se në opozitë mbetën Kamberi dhe dy deputetët e PAD-së – Sulejman Uglanin.
Megjithatë, ata nuk mund të krijojnë një klub të ri parlamentar, pasi kushti për këtë janë të paktën pesë deputetë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *