BASHKËPUNËTORI I BUJANOVAÇKES NË PANAIRIN E BIZNESEVE NË TIRANË: EKONOMIA PARA POLITIKËS

 

Shkruan: N. Behluli

Bujanoc, 01. dhjetor 2022. 32 kompani nga Serbia, nga industria metalike, elektrike, kimike, e ndërtimit, e përpunimit të drurit dhe industrisë ushqimore, farmaceutike dhe logjistike, do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë në Tiranë nga data 1 deri më 4 dhjetor.

Panairi do të mbledhë ekspozues nga 20 vende. Panairi në Tiranë është ndër eventet më të rëndësishme dhe më të vizituara në rajon dhe një mundësi e shkëlqyer për biznesmenët që të promovojnë produktet e tyre, të mësojnë për tendencat e reja, të përmirësojnë bizneset ekzistuese dhe të gjejnë partnerë të rinj, si nga Shqipëria ashtu edhe nga tregjet e tjera.

Tashmë janë organizuar takime me pothuajse 100 kompani shqiptare të angazhuara në import, shpërndarje dhe tregti.

Ky panair në Tiranë tregon se ekonomia mes Serbisë dhe Shqipërisë mund të zhvillohet pavarësisht nga politika dhe jam shumë i lumtur që mund të kontribuoj në këto aktivitete.

Natyrisht, përveç takimeve zyrtare do të shoqërohemi edhe me kolegë nga Serbia dhe Shqipëria jashtë punës në Tiranën e bukur.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *