REGJISTRIMI I AUTOMJETEVE ENDE I PAMUNDUR

 

Bujanoc, 02. dhjetor 2022. Sistemi informativ i MPB-së, përmes të cilit bëhet regjistrimi dhe vazhdimi i regjistrimit të automjeteve, ende nuk funksionon, mëson Bujanovaçke.
Ministria e Punëve të Brendshme të enjten njoftoi se për shkak të një mosfunksionimi në komponentët harduerikë të sistemit informativ të MPB-së, ky shërbim është ndërprerë.
Ekipet profesionale të MPB-së po punojnë për eliminimin e problemit, i cili pritet të zgjidhet në të ardhmen e afërt.
“Qytetarët që për arsyet e përmendura nuk kanë vazhduar regjistrimin e automjeteve, nuk do të sanksionohen nga policia rrugore”, thuhet në njoftim.
Shërbimet e tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme po punojnë pa probleme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *