GËZIM NË SHTËPINË E SHËNDETIT, PUNËSOHEN GJASHTË MJEKË TË RINJË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19. dhjetor 2022. Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka të punësuar në kohë të pacaktuar gjashtë mjekë – një gjinekolog dhe pesë mjekë të përgjithshëm, të cilët do të punojnë në Shërbimin e ndihmës së shpejtë dhe të mjekësisë së përgjithshme.
Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit, Daliborka Pavloviq, bëhet fjalë për mjekë të rinj nga Bujanoci, përveç gjinekologut që është nga Presheva.
Në mesin e të punësuarve ka pjesëtarë të komunitetit serb dhe shqiptar.
– Sot Shtëpia e shëndetit është më e pasur për gjashtë mjekë. Jam shumë e lumtur, kjo është një ditë vërtet e madhe, kjo është e ardhmja e Shtëpisë së shëndetit dhe maja e suksesit në vitin 2022- thotë drejtoresha.
Ajo konfirmoi se disa nga mjekët tashmë punonin në institucion, por tani kanë marrë kontrata pune për një të pacaktuar.
– Shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta plotësojnë kërkesën për punësimin e personelit me përdatje të mesme profesionale – thotë Dr. Pavlloviq.
Siç ka shkruar Bujanovaçke më herët, në Shtëpinë e shëndetit, përveç mjekëve, mungojnë edhe stafi tjetër mjekësor dhe shoferët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *