Bujanoc, 10 janar 2023. Kompania “Vijator” nga Presheva fitoi punën e rikonstruimit të SHM “Sveti Sava” në Bujanoc, me vlerë rreth 240 milionë dinarë, por fillimi i punimeve do të vonohet për shkak të ankesës së ofertuesit tjetër, ndërmarrjes për rrugë nga Valeva.
Bashkë me këtë kompani konkurruan edhe “Saba Bellça” nga Presheva dhe një kompani nga Tirana.
Sipas kreut të Shërbimit të prokurimit publik, Abedin Raqipi, ankesa është pranuar të hënën pasdite ndërsa brenda 24 orëve do të publikohet në Portalin e prokurimit publik.
– Kemi 5 ditë për t’iu përgjigjur ankesës dhe varet nga NRR Valjevo nëse do ta pranojnë përgjigjen tonë. Nëse pranojnë në rregull, nëse jo, atëherë të gjithë dokumentacionin ia dërgojmë Komisionit republikan për mbrojtjen e të drejtave të ofertuesve – thotë Raqipi.
Kjo sigurisht që do të vonojë edhe më shumë fillimin e rindërtimit të shkollës së Bujanocit, gjë e cila është paralajmëruar që prej dy vitesh.
Ndërkaq, kompania “Vijator” tashmë është përfshirë në një projekt tjetër të madh në Bujanoc – rindërtimin e Shkollës fillore “Branko Radiçeviq”, i cili është drejt përfundimit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…