Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24 janar 2023. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, me të cilin në Bujanoc ka biseduar për tejkalimin e situatës aktuale në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSh), ku pritet që ministria përkatëse ta caktojë një organ të përkohshëm, pas dështimit të partive shqiptare për të zgjedhur kryesinë.
– Biseduam për mundësinë e daljes nga ngërçi politik në të cilin ka rënë KKSH. E sigurova ambasadorin Bratu se Partia Demokratike do të jetë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese në zgjidhjen e problemit – tha Arifi.
Këshilli në dy muajt e ardhshëm do të menaxhohet nga një organ i përkohshëm i emëruar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, pasi afati për zgjedhjen e kryetarit ka skaduar më 13 janar, pas negociatave të pasuksesshme mes partnerëve të koalicionit në pushtet në Bujanoc – Partisë Demokratike të Arifit, Partisë për Veprim Demokratik të Shaip Kamberit dhe Lëvizjes për progres Demokratik e Shqiprim Musliju.
Përveç KKSH-së, temë e takimit të Arifit dhe Bratu-s ishte edhe regjistrimi i popullsisë së fundmi në Serbi, në të cilin morën pjesë shqiptarët, për dallim nga regjistrimi i vitit 2011, të cilin e kishin bojkotuar.
Arifi thotë se ka falënderuar Bratu për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë proces.
– Temë e bisedës ishte zbatimi i planit 7-pikësh, zbatimi i të cilit ka ngercur për shkak të Qeverisë së Serbisë, thotë Arifi.
Ai përfundoi se kreu i OSBE-së shprehu gatishmërinë e tij për të përdorur të gjitha mekanizmat për zgjidhjen e çështjeve në KKSH, por edhe për zbatimin e planit 7-pikësh.