STATISTIKA ZYRTARE: PAGA MESATARE NË BUJANOC 58.400 DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27 prill 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Entit republikan të statistikave (ERS) paga mesatare neto në komunën e Bujanocit në shkurt të këtij viti ishte 58.391 dinarë,. Pagat në Bujanoc janë 23.000 më pak se mesatarja zyrtare e muajit shkurt, e cila është 81.359.

Dallimi në raport me të ardhurat e banorëve të komunës beogradase – Starigrad, të cilët janë rekordmen për pagën mesatare (141.082), dhe të ardhurave në Bujanocit ende është plot 82.000 dinarë.

Krahasuar me janarin e këtij viti, paga mesatare në Bujanoc është 628 dinarë më e ulët.

“Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, paga mesatare bruto dhe paga mesatare neto për shkurt 2023 janë nominalisht më të larta për 15,2 për qind, ndërsa në terma realë janë më të ulëta për 0,8 për qind”, thuhet në ERS.

Mesatarja e të ardhurave neto në shkurt ishte 62,239 dinarë, që do të thotë se gjysma e të punësuarve kanë pasur të ardhura deri në këtë shumë.

Me një pagë mesatare prej 55.414 dinarë, banorët e Preshevës janë ende në vendin e fundit në rrethin e Pçinjës dhe të fundit në të gjithë vendin, sepse vetëm Bojniku fiton më pak – 54.729.

Nga banorët e rrethit të Pçinjës me mesatare prej 61.933 dinarë, vetëm banorët e Jabllanicës kanë rrogë më të ulët – 61.512 dinarë.

Banorët e Vranjës kanë pagat më të larta në rrethin e Pçinjit, me një mesatare prej 63,456 dinarë, për muajin janar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *