USHTRIA THIRRJE PËR SHËRBIM VULLNETAR ME ARMË

Bujanoc,22. nëntor 2023. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për aplikantët për shërbimin vullnetar ushtarak me armë në vitin 2024.
Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që në vitin 2024 do të mbushin moshën 19 deri në 30 vjeç dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerët rezervë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
“Ju kujtojmë gjithashtu se ka mbetur edhe pak kohë që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për afatin përkatës në dhjetor. Kandidatët do të kenë mundësinë të kalojnë trajnime dinamike ushtarake, të tregojnë patriotizëm ndaj vendit të tyre, si dhe shërbimi vullnetar ushtarak është rruga më e shkurtër për marrjen e titullit të pjesëtarit profesionist të Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Thirrja publike për aplikimin e kandidatëve për shërbim vullnetar ushtarak me armë dhe e kandidatëve për stërvitje ushtarake për oficerë rezervë është gjithmonë e hapur.
Kandidatët për shërbimin vullnetar ushtarak referohen katër herë në vit në muajt mars, qershor, shtator dhe dhjetor ndërkaq kandidatët për trajnim profesional ushtarak referohen dy herë në vit në muajt mars dhe shtator.
Ushtarët e ardhshëm presin gjithashtu një pagë mujore prej rreth 46,000 dinarë. Të gjithë ata që gjatë shërbimit vullnetar vendosin të aplikojnë për statusin e ushtarakut profesionist, presin procedura të shkurtuara dhe të thjeshtuara përzgjedhjeje dhe pranimi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *