Bujanoc,23. nëntor 2023. Kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Entin për Transfuzion të Gjakut nga Nishi, të enjten (24 nëntor) organizojnë fushatë vullnetare për dhurimin e gjakut.
Aksioni do të mbahet në hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
“Duke dhuruar gjak vullnetarisht, ne vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët që kanë nevojë për trajtim apo shërim dhe në këtë mënyrë i ofrojmë mbështetje edhe sistemit të kujdesit shëndetësor. Grumbullimi i gjakut bëhet sipas një plani të paraparë, sepse gjaku dhe përbërësit janë vazhdimisht të nevojshëm për pacientët. Trajtimi i transfuzionit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i sigurt, dhe të gjithë ata që janë të shëndetshëm, të aftë dhe të gatshëm për të dhuruar gjak nuk duhet ta vonojnë në asnjë mënyrë”, thonë nga Kryqi i Kuq.
Previous PostVESIQ REAGON NDAJ TEKSTIT TË BUJANOVAÇKES: KËNDI I LOJËRAVE DO TË BËHET NË BOZHINJEVC, UNË E MBAJË FJALËN
Next PostKATASTROFA EKOLOGJIKE NË BUJANOC (VIDEO)