FILLON PAGESA E NDIHMËS SHTETËRORE PËR PENSIONISTË

Bujanoc, 29 nëntor 2023. Nga e enjtja (30 nëntor) do të fillojë pagesa e ndihmës shtetërore prej 20.000 dinarë për pensionistët për të gjitha bazat (pensionistë të pleqërisë, të parakohshëm, invalidor dhe familjar), si dhe për përfituesit e kompensimit të përkohshëm – invalidët nga puna.
Të gjithë ata që kanë aplikuar për pension deri më 23 nëntor do të marrin ndihmë prej 20 mijë dinarë, edhe pse ende nuk kanë marrë vendim dhe, siç kanë njoftuar nga fondi i PI, ndihma do t’u paguhet më vonë me pensionin e parë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të shtatorit ka njoftuar se pensionistët do të marrin ndihmë prej 20 mijë dinarë dhe se kjo është një kosto për shtetin prej 285 milionë euro.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *