Bujanoc, 3. janar 2024. Është shtyrë edhe një vit detyrimi për vendosjen e arkave fiskale për shitësit ambulant, thonë nga Administrata tatimore.
-Njoftojmë subjektet e fiskalizimit, të cilët merren me shitjen e mallrave dhe shërbimeve në tezga tregje dhe objekte të ngjashme, se në përputhje me dispozitat e Rregullores për përcaktimin e veprimtarive në kryerjen e të cilave nuk ka detyrim për evidentim të transaksioneve me pakicë nëpërmjet pajisjes elektronike fiskale, detyrimi për regjistrimin e transaksioneve me pakicë dhe paradhënieve të marra është shtyrë për shitjet me pakicë nëpërmjet pajisjes elektronike fiskale deri më 31.12.2024. – sipas Administratës Tatimore.
Shitësit e tregut duhej të futnin arkat fiskale nga 1 janari, por në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Serbisë ndryshoi rregulloren.
Kjo është hera e dytë që vonohet aplikimi i kasave fiskale për shitësit e tregut.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…