Bujanoc, 5. janar 2024. – (foto Reporteri) – Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për heqjen e regjimit të stikerave të letrës për veturat me targa të Serbisë.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, heqja e regjimit të stikerave të letrës është “një akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Kosovës nga Serbia”, shkruan portali Kosovaonline.
Vendimi është marrë në seancën e 181-të të Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur në mënyrë elektronike dhe do të hyjë në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare.
Nga 1 janari, automjetet me targa RKS lejohen të lëvizin nëpër Serbi pa stikera.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…